Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 5 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 5 nga 206 • Shqip


فَمَا كَانَ دَعْوَاهُمْ إِذْ جَاءَهُمْ بَأْسُنَا إِلَّا أَنْ قَالُوا إِنَّا كُنَّا ظَالِمِينَ 5
Përkthim:
Dhe thirrja e tyre, kur ju erdhi dënimi, qëndronte vetëm në fjalët: “Na, me të vërtetë kemi qenë zullumqarë!” El-A'raf 7:5
Tefsiri:

Kur u erdhi dënimi Ynë, thirrja e tyre e vetme qe: “Ne ishim, vërtet keqbërës.” -

Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë: “Sa e sa popuj që ishin keqbërës, Ne i shkatërruam, e në vend të tyre sollëm popuj të tjerë. Ata kur e vinin re fuqinë e dënimit tonë, iknin me të shpejtë. Mos ikni, po kthehuni në pasuritë dhe në banesat tuaja, se ndoshta do të mund të merreni vesh! Ata thonin: “O të mjerët ne, që ishim zullumqarë!”Shkatërrimi i tyre vazhdoi, derisa i bëmë trupa të rrëzuar e të ftohur.” [Enbija 11 -

15 ] Pastaj i Madhëruari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 4 E ardhshme El-A'raf • Ajet 6