Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 6 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 6 nga 206 • Shqip


فَلَنَسْأَلَنَّ الَّذِينَ أُرْسِلَ إِلَيْهِمْ وَلَنَسْأَلَنَّ الْمُرْسَلِينَ 6
Përkthim:
Na, me të vërtetë, do të kërkojmë llogari prej popujve që u kemi dërguar pejgamberë; e gjithsesi, do t’i pyesim edhe pejgamberët. El-A'raf 7:6
Tefsiri:

Ne patjetër që do t’i marrim në pyetje ata tek të cilët u dërguan Profetët,... -

Popujt tek të cilët u dërguan profetët do të pyeten se si iu përgjigjën profetëve tyre dhe ftesës së Zotit, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Atë Ditë, Ai (Allahu) do t’u thërrasë atyre e do t’u thotë: “Ç'përgjigje u keni dhënë të dërguarve të Mi?” Atë ditë, ata nuk do të mund të gjejnë përgjigje dhe nuk do të mund as të pyesin njëri-tjetrin. E, për sa i përket atij që është penduar (në këtë jetë), që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit.” [Kasas 65 - 67]

...e patjetër që do t’i marrim në pyetje edhe Profetët. -

Edhe profetët do të merren në pyetje për mënyrën se si e përcollën Shpalljen e Allahut ndër popujt e tyre. Ata do të pyeten dhe do të dëshmojnë edhe për mënyrën se si popujt iu përgjigjën ftesës së tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 5 E ardhshme El-A'raf • Ajet 7