Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 55 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 55 nga 206 • Shqip


ادْعُوا رَبَّكُمْ تَضَرُّعًا وَخُفْيَةً ۚ إِنَّهُ لَا يُحِبُّ الْمُعْتَدِينَ 55
Përkthim:
Lutjuni Zotit tuaj përulshëm dhe ngadalë! Ai, me të vërtetë, nuk i do ata që e kalojnë kufirin. El-A'raf 7:55
Tefsiri:

Luteni Zotin tuaj me përulësi dhe fshehtaz! -

Allahu i Lartësuar na urdhëron që t’i drejtohemi Atij me të dyja format e lutjeve: me kërkesa të drejtpërdrejta dhe me adhurime.I Madhëruari i porosit robërit e Tij që të luten me përunjësi e përgjërim, duke qenë të përkushtuar dhe të vazhdueshëm në adhurimin ndaj Atij. Gjithashtu, lutjet e tyre drejtuar Allahut duhet të stolisen edhe me një cilësi tjetër: ato duhet të bëhet me përunjësi, jo me zë të lartë e me shfaqje të tepruara, si për sytë e njerëzve.

Ai nuk i do ata që e teprojnë. -

Allahu nuk i do ata që e kalojnë masën, në çdo çështje qoftë. Kalimi i masës në lutje ndodh kur kërkon gjëra që nuk janë të lejueshme, kur e tepron me përzgjedhjen e fjalëve ose rimën e tyre, kur ngre zërin ose kur shfaq hapur përgjërim të ekzagjeruar.Shih tefsirin e ajetit 186 të sures Bekare.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 54 E ardhshme El-A'raf • Ajet 56