Mos shkaktoni trazira në tokë, pasi është vendosur rregulli në të... -
Mos përhapni shkatërrim e kaos në tokë nëpërmjet gjynaheve, mosbindjes ndaj Allahut të Lartësuar dhe poshtërsive, pasi është vendosur rregull përmes bindjes e nënshtrimit ndaj Allahut dhe adhurimit të Tij! Nuk ka dyshim se mosbindja ndaj Zotit dhe gjynahet e shkatërrojnë moralin, veprat e krijesave dhe mirëqenien e tyre, sikurse ka thënë i Lartësuari në një ajet tjetër: "Për shkak të veprave të këqija të njerëzve, është shfaqur në tokë e në det shkatërrimi, në mënyrë që të vuajnë një pjesë të ndëshkimit që meritojnë dhe me shpresë që të heqin dorë prej tyre." [Rum 41]. Nga ana tjetër, nëpërmjet bindjes, punëve të mira dhe adhurimit të Allahut të Lartësuar përmirësohen morali e veprat e robërve dhe zbret begatia prej Tij. Nëpërmjet bindjes rregullohen të gjitha çështjet e dynjasë dhe të ahiretit....dhe lutjuni Atij me drojë dhe me shpresë
(në zemër)! Mëshira e Allahut është gjithmonë pranë vepërmirëve. -
Lutjuni Allahut duke pasur frikë ndëshkimin e Tij dhe duke shpresuar shpërblimin e Tij. Lutuni duke shpresuar që Ai ta pranojë lutjen tuaj, por edhe të frikësuar se mos Ai e refuzon atë. Mos u lutni si të përkëdhelur, të vetëkënaqur dhe duke mbivlerësuar veten. Gjithashtu, mos u lutni thjesht me fjalë që vërtiten në gojë, që dalin nga një zemër e shpërqendruar dhe e hutuar, por lutuni me përqendrim të plotë dhe insistim maksimal. Siç shihet, ndër normat e lutjes, ashtu siç i ka përmendur Allahu i Lartësuar, janë: