Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 94 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 94 nga 206 • Shqip


وَمَا أَرْسَلْنَا فِي قَرْيَةٍ مِنْ نَبِيٍّ إِلَّا أَخَذْنَا أَهْلَهَا بِالْبَأْسَاءِ وَالضَّرَّاءِ لَعَلَّهُمْ يَضَّرَّعُونَ 94
Përkthim:
Na nuk kemi dërguar asnjë pejgamber – në ndonjë vendbanim, e që të mos i kemi dënuar banorët e tij, me skamje dhe sëmundje (për shkak të padëgjueshmërisë), për t’u përulur. El-A'raf 7:94
Tefsiri:

Sa herë që kemi dërguar pejgamber në ndonjë popull, Ne i kemi sprovuar ata me vuajtje e fatkeqësi, me qëllim që të përuleshin. -

Allahu i Lartësuar i ka dërguar të gjithë profetët me mesazh të qartë: të adhurojnë Atë si Zot të vetëm. Kështu, ata i ftonin popujt e tyre në teuhid dhe i ndalonin nga e keqja ku kishin rënë. Kur nuk bindeshin, i Madhëruari i godiste me fatkeqësi dhe sprova, si me varfëri, sëmundje e telashe të tjera, me një qëllim të caktuar: që ata të përuleshin Allahut të Lartësuar për të pasuar të vërtetën. Por nëse kjo mënyrë nuk funksiononte dhe ata vazhdonin me arrogancën e tyre, atëherë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 93 E ardhshme El-A'raf • Ajet 95