Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-A'raf — Ajet 95 (Shqip) — Video

El-A'raf • Ajet 95 nga 206 • Shqip


ثُمَّ بَدَّلْنَا مَكَانَ السَّيِّئَةِ الْحَسَنَةَ حَتَّىٰ عَفَوْا وَقَالُوا قَدْ مَسَّ آبَاءَنَا الضَّرَّاءُ وَالسَّرَّاءُ فَأَخَذْنَاهُمْ بَغْتَةً وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ 95
Përkthim:
Pastaj, ua shndërruam fatkeqësinë me lumturi, e kur u shtuan dhe u madhështuan, ata thanë: “Edhe prindërit tonë i patën goditur hidhërimet e gëzimet”. E atëherë i dënuam ata papritmas, e ata nuk e hetuan (ardhjen e dënimit). El-A'raf 7:95
Tefsiri:

Pastaj ua kemi zëvendësuar vuajtjen me mirësi ... -

U ktheheshin sërish mirësitë e begatitë e shumta dhe u largoheshin fatkeqësitë. Kështu, duke u kënaqur me mirësitë e Allahut, ata harronin kohën e fatkeqësive.

... derisa shumoheshin e begatoheshin e thoshin: “Edhe etërit tanë kanë vuajtur e kanë qenë në skamje

(kështu e ka jeta)”.

Atëherë i dënonim në befasi, pa u kuptuar fare nga ata.” -

Ata pandehnin se kishin nën kontroll absolut gjithçka që u kishte dhuruar Allahu dhe as që e prisnin shkatërrimin, që i kapi në befasi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-A'raf • Ajet 94 E ardhshme El-A'raf • Ajet 96