Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Me'arixh — Ajet 21 (Shqip) — Video

El-Me'arixh • Ajet 21 nga 44 • Shqip


وَإِذَا مَسَّهُ الْخَيْرُ مَنُوعًا 21
Përkthim:
e kur t’i bie e mira – bëhet koprrac (nuk jep – refuzon), El-Me'arixh 70:21
Tefsiri:

Ndërsa, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprrac. –

Domethënë, ai nuk shpenzon nga ato që i ka dhuruar Allahu dhe nuk e falënderon Allahun për mirësitë e Tij. Kështu, kur e kap e keqja, nuk duron, ndërsa kur i vjen e mira, nuk falënderon dhe nuk e shpërndan mirësinë e tij tek të tjerët. Por nuk janë të tillë disa njerëzi të tjerë, të cilët kanë disa cilësi të vyera. Kur i vjen e mira, ata falënderojnë Allahun dhe shpenzojnë për hir të Tij, ndërsa kur i godet e keqja, ata bëjnë durim dhe llogarisin shpërblimin e Allahut të Lartësuar. Më pas, Allahu i Madhëruar na sjell cilësitë e këtyre të zgjedhurve:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Me'arixh • Ajet 20 E ardhshme El-Me'arixh • Ajet 22