Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Me'arixh — Ajet 22 (Shqip) — Video

El-Me'arixh • Ajet 22 nga 44 • Shqip


إِلَّا الْمُصَلِّينَ 22
Përkthim:
pos besimtarëve, El-Me'arixh 70:22
Tefsiri:

Përveç atyre që falen... -

Përjashtim bëjnë vetëm ata që falin namaz, të cilët kanë cilësitë e mëposhtme. Kur i vjen e mira, ata tregojnë mirënjohje dhe e lavdërojnë Allahun e Lartësuar. Në shenjë mirënjohjeje dhe adhurimi ndaj Allahut të Madhëruar, ata shpenzojnë prej mirësive me të cilat Ai i ka begatuar. Ndërsa kur goditen nga fatkeqësia, ata bëjnë durim dhe shpresojnë shpërblimin e Allahut të Madhëruar, duke u kënaqur me caktimin e Tij për ta. Më poshtë, Allahu i Madhëruar vijon me cilësitë e tjera të këtyre të zgjedhurve:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Me'arixh • Ajet 21 E ardhshme El-Me'arixh • Ajet 23