Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Me'arixh — Ajet 31 (Shqip) — Video

El-Me'arixh • Ajet 31 nga 44 • Shqip


فَمَنِ ابْتَغَىٰ وَرَاءَ ذَٰلِكَ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْعَادُونَ 31
Përkthim:
e kush kërkon jashtë këtyre caqeve, është kundërvajtës, El-Me'arixh 70:31
Tefsiri:

Ndërsa ata që kërkojnë përtej kësaj - ata janë të shfrenuarit. -

Por ata që e teprojnë dhe kërkojnë të kënaqin dëshirat e tyre përtej këtij kufiri, pra, përtej grave dhe robëreshave, ata konsiderohen si të shfrenuar, që e kalojnë cakun e Zotit. Ky ajet është tregues i ndalimit të martesës së përkohshme (el mut’ate) me marrëveshje nga të dyja palët, sepse në këtë lloj martese femra nuk konsiderohet as bashkëshorte me të drejta të plota si e tillë dhe as si skllave. Ky është shfrytëzim i femrës me një mënyrë jo të lejuar nga Allahu i Lartësuar. Mënyra e lejuar nga i Madhëruari është ose bashkëshortësia, që ka kushtet e saj të përcaktuara, të cilat martesa el mut’ate nuk i plotëson, ose pronësia mbi një grua, si skllave e jotja.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Me'arixh • Ajet 30 E ardhshme El-Me'arixh • Ajet 32