Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Me'arixh — Ajet 32 (Shqip) — Video

El-Me'arixh • Ajet 32 nga 44 • Shqip


وَالَّذِينَ هُمْ لِأَمَانَاتِهِمْ وَعَهْدِهِمْ رَاعُونَ 32
Përkthim:
edhe ata që i ruajnë amanetet dhe i plotësojnë obligimet e tyre, El-Me'arixh 70:32
Tefsiri:

Përjashtohen edhe ata të cilët janë besnikë ndaj amanetit që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë. -

Ata janë shumë të kujdesshëm për t’i plotësuar këto gjëra, duke mos u treguar kurrë neglizhentë ndaj tyre. Këtu bëhet fjalë për të gjitha llojet e amaneteve të marra dhe premtimeve që robi i ka dhënë Zotit të tij, për të cilët do të mbajë përgjegjësi. Ata që janë besimtarë nuk i harrojnë kurrë këto premtime dhe amanete. Gjithashtu, robi mund të marrë e japë premtime dhe amanete edhe me njerëzit e tjerë, në lidhje me pasurinë ose me çështje të tjera. Për çdo premtim dhe amanet, njeriu do të merret në përgjegjësi dhe do të pyetet nga Allahu i Gjithëditur dhe i Urtë: a i plotësoi ato, apo i shkeli?
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Me'arixh • Ajet 31 E ardhshme El-Me'arixh • Ajet 33