Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Nuh — Ajet 21 (Shqip) — Video

Nuh • Ajet 21 nga 28 • Shqip


قَالَ نُوحٌ رَبِّ إِنَّهُمْ عَصَوْنِي وَاتَّبَعُوا مَنْ لَمْ يَزِدْهُ مَالُهُ وَوَلَدُهُ إِلَّا خَسَارًا 21
Përkthim:
Nuhu tha: “O Zoti im, ata më kundërshtuan mua dhe u dhanë pas atyre, pasuria dhe fëmijët e të cilëve nuk kanë sjellë gjë tjetër, pos shkatërrimt, Nuh 71:21
Tefsiri:

Nuhu tha: “O Zoti im! Ata nuk m’u bindën mua, por shkuan pas atyre, të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre u shtuan veçse dëshpërim...” -

I gjithë ky këshillim nuk vleu aspak për ata. Ata nuk iu bindën urdhrave që Profeti përcillte prej Allahut. Ata kundërshtuan Profetin besnik, që i këshillonte për të mirën dhe u mësonte si të ruheshin nga e keqja. Ata ndoqën parinë e tyre, pasuritë dhe fëmijët e të cilëve u shtonin veçse humbjen dhe dështimin në arritjen e të mirave. Kur kjo ishte gjendja e udhëheqësve, si do të ishte, vallë, gjendja e pasuesve? Sigurisht, ata do të ishin më të dështuar e më të humbur se zotërinjtë e tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Nuh • Ajet 20 E ardhshme Nuh • Ajet 22