Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Nuh — Ajet 22 (Shqip) — Video

Nuh • Ajet 22 nga 28 • Shqip


وَمَكَرُوا مَكْرًا كُبَّارًا 22
Përkthim:
dhe trilluan trillime të mëdha (kundër Nuhut) Nuh 71:22
Tefsiri:

“...dhe të cilët u kurdisën kurthe shumë të mëdha.” -

Ata luftonin me çdo formë të vërtetën dhe me kryeneçësi pengonin njerëzit nga rruga e drejtë. Ata ngrinin kurthe të mëdha kundër të vërtetës dhe bartësve të saj. Ata ftonin besimtarët në idhujtari, duke ua zbukuruar atë me fjalë dhe sllogane, me të cilat mashtronin veten dhe të tjerët. Ata ftonin në idhujtari, ku ishin edhe vetë të zhytur, dhe që të mos braktisnin traditën e të parëve të tyre të vjetër. Madje, ua përmendnin edhe me emra idhujt e tyre duke thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Nuh • Ajet 21 E ardhshme Nuh • Ajet 23