“Ata zhytën në humbje shumë pasues të tyre.” -
Këta udhëheqës dhe prijës, me ftesën që u bënin pasuesve të tyre, humbën dhe devijuan shumë njerëz nga rruga e drejtë e adhurimit të një Zoti të vetëm. Udhëheqësit e humbur devijuan shumë e shumë breza, prandaj e meritonin atë që tha Nuhu (a.s.) më pas:“...Prandaj, të padrejtëve Ti shtoju veçse humbje!” –
Kuptimi: Këtyre zullumqarëve, që nuk u japin profetëve hakun që u takon, veçse humbje shtoju! Ata dëgjonin vetëm udhëheqësit e tyre dhe shpërfillnin profetët e Zotit, dhe për sa kohë që ata shpërfillin profetët dhe Shpalljen e Zotit, nuk ka asnjë shpresë udhëzimi për ta në rrugën e drejtë. Më pas, i Madhëruari përmend ndëshkimin e tyre në këtë jetë dhe në jetën tjetër duke thënë: