Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Nuh — Ajet 25 (Shqip) — Video

Nuh • Ajet 25 nga 28 • Shqip


مِمَّا خَطِيئَاتِهِمْ أُغْرِقُوا فَأُدْخِلُوا نَارًا فَلَمْ يَجِدُوا لَهُمْ مِنْ دُونِ اللَّهِ أَنْصَارًا 25
Përkthim:
Për shkak të mëkateve të tyre, ata janë përmbytur, e janë hedhur në zjarr dhe ata nuk kanë gjetur mbrojtës tjetër për vete, përveç Perëndisë. Nuh 71:25
Tefsiri:

Për shkak të gjynaheve të tyre, ata u përmbytën dhe u hodhën në zjarr. –

Që në këtë jetë, ata u mbytën me ujë, që i përfshiu nga të gjitha drejtimet. Trupat e tyre i përpiu uji, por shpirtrat u përvëluan në zjarr. Kjo ndodhi për shkak të gjynaheve të tyre, për të cilat Profeti i paralajmëroi dhe i urdhëroi që t’i braktisnin dhe të kërkonin falje. Nuhu (a.s.) ua bëri të qartë rrezikun e këmbënguljes në mohim dhe mosbindje, por ata e shpërfillën, prandaj i kapi ndëshkimi i ashpër, prej të cilit nuk mund të shpëtonin. E kush mund t’i ndihmonte të shpëtonin?!

Ata nuk gjetën ndihmëtarë, që t’i shpëtonin prej Allahut. -

Askush nuk mund t’i ndihmonte kur ndëshkimi po ekzekutohej. Askush nuk mund ta ndalojë a kthejë pas gjykimin, përcaktimin dhe vendimin e të Plotpushtetshmit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Nuh • Ajet 24 E ardhshme Nuh • Ajet 26