Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Nuh — Ajet 3 (Shqip) — Video

Nuh • Ajet 3 nga 28 • Shqip


أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ وَاتَّقُوهُ وَأَطِيعُونِ 3
Përkthim:
që t’i luteni Perëndisë dhe t’i ruheni (kundërshtimit) të Atij dhe që të më dëgjoni mua, Nuh 71:3
Tefsiri:

“Adhurojeni Allahun, ruhuni prej Tij dhe bindmuni mua!” -

Ai i urdhëroi që të adhuronin Allahun dhe t’i ruheshin ndëshkimit të Tij duke e njësuar Atë në përkushtimin e adhurimeve, si dhe duke iu larguar idhujtarisë, me të gjitha rrugët e saj. Nuhu (a.s.) premtoi se nëse ata do tregoheshin të devotshëm ndaj Allahut, duke e njësuar Atë në adhurim dhe duke iu larguar idhujtarisë, Allahu i Madhëruar do t’ua mbulonte të metat dhe do t’ua falte gjynahet. Nëse Allahu i Lartësuar të fal gjynahet dhe të mbulon mangësitë, kjo do të thotë që i ke shpëtuar ndëshkimit dhe ke fituar shpërblimin e pamatë të Bujarit të Mëshirshëm. Gjithashtu, i Madhëruari premton se edhe në këtë botë do t’u mundësojë një jetë të mirë, deri në afatin e caktuar:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Nuh • Ajet 2 E ardhshme Nuh • Ajet 4