Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Nuh — Ajet 4 (Shqip) — Video

Nuh • Ajet 4 nga 28 • Shqip


يَغْفِرْ لَكُمْ مِنْ ذُنُوبِكُمْ وَيُؤَخِّرْكُمْ إِلَىٰ أَجَلٍ مُسَمًّى ۚ إِنَّ أَجَلَ اللَّهِ إِذَا جَاءَ لَا يُؤَخَّرُ ۖ لَوْ كُنْتُمْ تَعْلَمُونَ 4
Përkthim:
Ai ju falë mëkatet tuaja dhe do t’ju lërë të jetoni deri në çastin e caktuar, e kur t’ju vije çasti i caktuar i Perëndisë, me të vërtetë, ai nuk shtyhet; ta dini ju”. Nuh 71:4
Tefsiri:

“Ai ju mbulon gjynahet tuaja dhe ju jep afat deri në një moment të caktuar.” –

Pra, Ai do t’u japë një furnizim të këndshëm deri në afatin e caktuar dhe nuk do t’i shfarosë me ndëshkim. Megjithatë, kënaqësitë e kësaj bote nuk janë të përjetshme, sepse vdekja është e pashmangshme, prandaj i Lartësuari thotë: “Por kur të vijë afati i caktuar prej Allahut, ai nuk shtyhet për më vonë, nëse e dini.” – Ajo që është përcaktuar nga i Urti do të ndodhë pakthyeshmërisht, prandaj për të duhen përgatitje serioze. Megjithatë, pavarësisht nga kjo thirrje e gjatë dhe e qartë nga ana e Nuhut (a.s.), ata përsëri e mohuan Allahun e Madhëruar. Ata nuk iu përgjigjën ftesës së tij, duke treguar kokëfortësi, prandaj Nuhu (a.s.) iu ankua Allahut të Lartësuar:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Nuh • Ajet 3 E ardhshme Nuh • Ajet 5