Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Xhin — Ajet 12 (Shqip) — Video

El-Xhin • Ajet 12 nga 28 • Shqip


وَأَنَّا ظَنَنَّا أَنْ لَنْ نُعْجِزَ اللَّهَ فِي الْأَرْضِ وَلَنْ نُعْجِزَهُ هَرَبًا 12
Përkthim:
dhe ne e kemi ditur se nuk do të mund t’i shpëtojmë Perëndisë në Tokë dhe nuk mund ta lodhim Atë duke ikur (në qiell); El-Xhin 72:12
Tefsiri:

“Ne jemi të bindur se Allahut nuk mund t’i shmangemi në Tokë e as nuk mund t’i shpëtojmë Atij duke ikur.” –

Kuptimi: Vetëm tani e kuptuam qartë dhe plotësisht pushtetin absolut të Allahut të Madhëruar, dhe paaftësinë, dobësinë dhe varfërinë tonë të skajshme kundrejt këtij pushteti. Qenia jonë është tërësisht në dorë të të Gjithëpushtetshmit. Nuk ka asnjë mundësi që t’i shpëtojmë Atij në këtë tokë. Ne nuk mund të fshihemi dhe të shpëtojmë prej Allahut duke u arratisur, edhe nëse marrim çdo masë të mundshme. Është e pamundur t’i shpëtosh dhe të dalësh jashtë pushtetit të të Madhëruarit. Nuk ka vendstrehim që të mbron prej Tij, por mbrojtja është vetëm duke vrapuar dhe duke u afruar tek Ai.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Xhin • Ajet 11 E ardhshme El-Xhin • Ajet 13