Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Xhin — Ajet 11 (Shqip) — Video

El-Xhin • Ajet 11 nga 28 • Shqip


وَأَنَّا مِنَّا الصَّالِحُونَ وَمِنَّا دُونَ ذَٰلِكَ ۖ كُنَّا طَرَائِقَ قِدَدًا 11
Përkthim:
e midis nesh ka të mirë dhe ka që nuk janë të mirë, ka prej nesh kategori të ndryshme, (grupe të përçara); El-Xhin 72:11
Tefsiri:

“Është e vërtetë se prej nesh ka të mirë, por ka edhe që nuk janë të tillë. Ne kemi qenë në drejtime të ndryshme.” -

Ka të mirë, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, me sinqeritet dhe sipas porosive të Zotit dhe të Profetit. Por ka edhe të tjerë, që i shkelin kufijtë e Zotit, bëjnë krime dhe shkatërrime dhe mohojnë Zotin. Pra, janë grupacione të shumta dhe të ndryshme. Çdo grupacion i gëzohet asaj që beson, pa dije dhe pa argument të qartë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Xhin • Ajet 10 E ardhshme El-Xhin • Ajet 12