Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Xhin — Ajet 10 (Shqip) — Video

El-Xhin • Ajet 10 nga 28 • Shqip


وَأَنَّا لَا نَدْرِي أَشَرٌّ أُرِيدَ بِمَنْ فِي الْأَرْضِ أَمْ أَرَادَ بِهِمْ رَبُّهُمْ رَشَدًا 10
Përkthim:
dhe ne nuk dimë, se e keqja i qëllimohet atyre që janë në Tokë, apo Zoti i tyre don t’i udhëzojë në rrugë të mirë, El-Xhin 72:10
Tefsiri:

“Ne nuk e dimë a është për qëllim ndonjë e keqe për ata që janë në Tokë, apo Zoti i tyre dëshiron që t’i udhëzojë.” -

Duhej të ndodhte patjetër diçka e madhe, sepse ata vërejtën një ndryshim të pazakontë, që tregonte se Allahu i Lartësuar dëshironte diçka për banorët e Tokës. Në fjalët e tyre tregohet edukata ndaj Allahut të Lartësuar, sepse ata nuk e lidhën të keqen drejtpërdrejt me Allahun, por thanë: “...a është për qëllim ndonjë e keqe...”. Ndërsa kur folën për të mirën, thanë: “...apo Zoti i tyre dëshiron që t’i udhëzojë”.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Xhin • Ajet 9 E ardhshme El-Xhin • Ajet 11