Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Xhin — Ajet 9 (Shqip) — Video

El-Xhin • Ajet 9 nga 28 • Shqip


وَأَنَّا كُنَّا نَقْعُدُ مِنْهَا مَقَاعِدَ لِلسَّمْعِ ۖ فَمَنْ يَسْتَمِعِ الْآنَ يَجِدْ لَهُ شِهَابًا رَصَدًا 9
Përkthim:
dhe uleshim rreth tij, nëpër vende të përshtatshme për të dëgjuar diçka, por ai që përgjon tani, do të hasë në shigjeta të zjarrta (meteorë) që janë në pritje (pusi), El-Xhin 72:9
Tefsiri:

“Ne, më parë, arrinim të dëgjonim diçka... -

Më parë mund të dëgjonim diçka nga lajmet e qiellit, aq sa dëshironte të lejonte Allahu. Por tani ndryshon puna:

...por kush përpiqet tashmë të dëgjojë atje, has në pusinë e shkëndijës së zjarrtë.” -

Për këdo që kërkon të vjedhë diçka nga lajmet e qiellit qëndron në pritë një shkëndijë e zjarrtë, që është përgatitur për ta djegur dhe shkatërruar atë. Duke parë gjithë këto masa të forta sigurie, ata e kuptuan se bëhej fjalë për diçka të madhe, për një lajm shumë të rëndësishëm. Në tokë po ndodhte diçka e jashtëzakonshme. Allahu i Lartësuar po përgatiste një ngjarje të madhe, të mirë ose të keqe, prandaj thanë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Xhin • Ajet 8 E ardhshme El-Xhin • Ajet 10