Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Xhin — Ajet 20 (Shqip) — Video

El-Xhin • Ajet 20 nga 28 • Shqip


قُلْ إِنَّمَا أَدْعُو رَبِّي وَلَا أُشْرِكُ بِهِ أَحَدًا 20
Përkthim:
Thuaj (o Muhammed!): “Unë i lutem vetëm Zotit tim dhe askë s’ia bëjë shok Atij”. El-Xhin 72:20
Tefsiri:

Thuaj: “Unë adhuroj veçse Zotin tim dhe nuk barazoj me Të asgjë.” -

Thuaju atyre, o Profet, duke i sqaruar mirë: “Unë adhuroj veçse Zotin tim dhe nuk barazoj me Të asgjë.” Allahu i Lartësuar është i Vetmi që meriton adhurimet e krijesave, dhe ky është një urdhër i prerë. Ai adhurohet veçse sipas mënyrës dhe rrugëve të cilat Ai i ka qartësuar nëpërmjet Profetit dhe Shpalljes së Tij. Thelbi i ftesës së Profetit të fundit është adhurimi i Allahut si i Vetëm dhe i Pashoq, me mënyrën që Ai e ka përcaktuar, dhe largimi nga çdo gjë tjetër që idhujtarët dhe qafirët adhurojnë veç Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Xhin • Ajet 19 E ardhshme El-Xhin • Ajet 21