Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Xhin — Ajet 21 (Shqip) — Video

El-Xhin • Ajet 21 nga 28 • Shqip


قُلْ إِنِّي لَا أَمْلِكُ لَكُمْ ضَرًّا وَلَا رَشَدًا 21
Përkthim:
Thuaj (o Muhammed!): “Unë nuk mundem t’jua largojë ndonjë dëm juve e as t’ua sjell ndonjë dobi (vetëm Perëndia ka pushtet për këtë)”. El-Xhin 72:21
Tefsiri:

Thuaj: “Unë nuk kam në dorë që t’ju dëmtoj dhe as t’ju udhëzoj në rrugë të drejtë.” -

Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e tij të dashur dhe të zgjedhur që t’i këshillojë njerëzit dhe t’ua bëjë të qartë se ai, si gjithë profetët e tjerë, është veçse një njeri, një krijesë e Allahut, një adhurues si të gjithë adhuruesit e Allahut. Në të nuk ka asgjë hyjnore apo mbinjerëzore. Çdo gjë është në dorën e Zotit të botëve dhe Sunduesit të gjithësisë, Allahut të Lartësuar. Kjo bëhet për t’i prerë rrugën çdo idhujtarie në lidhje me profetët e Allahut të Madhëruar. Dobia dhe dëmi janë në dorën e të Plotpushtetshmit absolut. Nëse Ai dëshiron të të dhurojë dhe begatojë me mirësitë e Tij, askush nuk mund ta pengojë Atë. Nëse Allahu dëshiron të të sprovojë me ndonjë të keqe, sipas drejtësisë dhe urtësisë së Tij, askush nuk mund ta ndalojë Atë dhe askush nuk mund të të ndihmojë për të shpëtuar prej përcaktimit të Tij. Vetëm Allahu udhëzon në rrugën e drejtë dhe vetëm Ai të shpëton nga humbja. Vetëm Allahut i kërkohet udhëzimi dhe vetëm tek Ai mund të mbështetesh plotësisht për arritjen e çdo të mire dhe largimin nga çdo e keqe. Profetët janë thjesht përcjellës të qartë dhe besnikë të Mesazhit hyjnor ndër njerëz. Ata janë adhurues të pastër dhe të sinqertë të të Madhëruarit. Ky është misioni i tyre, prandaj ata nuk duhen adhuruar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Xhin • Ajet 20 E ardhshme El-Xhin • Ajet 22