Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Muddethir — Ajet 16 (Shqip) — Video

El-Muddethir • Ajet 16 nga 56 • Shqip


كَلَّا ۖ إِنَّهُ كَانَ لِآيَاتِنَا عَنِيدًا 16
Përkthim:
Jo, kurrsesi! Me të vërtetë, ai është mohues kryeneç i ajeteve Tona; El-Muddethir 74:16
Tefsiri:

Por jo. Ai u tregua mohues i fakteve Tona. Atë do ta ndrydh dhe do ta ndëshkoj me një dënim të rëndë e të padurueshëm. –

Jo, nuk është aspak ashtu si i mendon ky i vetëkënaqur e i mashtruar nga pushteti dhe mundësitë që i janë dhënë në këtë dynja. Ai do të befasohet me të kundërtën e asaj që ëndërron, sepse ai është kokëfortë kundrejt ajeteve të Allahut. Allahu e cilëson atë si ‘anid’- kokëfortë, që i njeh dhe i kupton tërësisht argumentet, por përsëri i mohon ato. Faktet e qarta e ftojnë atë që t’i nënshtrohet së vërtetës, por ai nuk nënshtrohet dhe nuk bindet. Megjithatë, ai nuk mjaftohet që mohon padrejtësisht të vërtetën, por e lufton atë me fjalë dhe me vepra, për ta hedhur poshtë dhe për ta paraqitur si një diçka të kotë dhe të pavërtetë. Allahu i Madhëruar thotë për këtë të mjerë dhe për këdo që i përngjan atij:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Muddethir • Ajet 15 E ardhshme El-Muddethir • Ajet 17