Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Muddethir — Ajet 17 (Shqip) — Video

El-Muddethir • Ajet 17 nga 56 • Shqip


سَأُرْهِقُهُ صَعُودًا 17
Përkthim:
e Unë do ta ngarkojë atë me dënime të rënda, El-Muddethir 74:17
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Muddethir 74:16

Por jo. Ai u tregua mohues i fakteve Tona. Atë do ta ndrydh dhe do ta ndëshkoj me një dënim të rëndë e të padurueshëm. –

Jo, nuk është aspak ashtu si i mendon ky i vetëkënaqur e i mashtruar nga pushteti dhe mundësitë që i janë dhënë në këtë dynja. Ai do të befasohet me të kundërtën e asaj që ëndërron, sepse ai është kokëfortë kundrejt ajeteve të Allahut. Allahu e cilëson atë si ‘anid’- kokëfortë, që i njeh dhe i kupton tërësisht argumentet, por përsëri i mohon ato. Faktet e qarta e ftojnë atë që t’i nënshtrohet së vërtetës, por ai nuk nënshtrohet dhe nuk bindet. Megjithatë, ai nuk mjaftohet që mohon padrejtësisht të vërtetën, por e lufton atë me fjalë dhe me vepra, për ta hedhur poshtë dhe për ta paraqitur si një diçka të kotë dhe të pavërtetë. Allahu i Madhëruar thotë për këtë të mjerë dhe për këdo që i përngjan atij:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Muddethir • Ajet 16 E ardhshme El-Muddethir • Ajet 18