Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Muddethir — Ajet 4 (Shqip) — Video

El-Muddethir • Ajet 4 nga 56 • Shqip


وَثِيَابَكَ فَطَهِّرْ 4
Përkthim:
Dhe petkat tuaja pastroji! El-Muddethir 74:4
Tefsiri:

Rrobat e tua pastroji! -

Ka mundësi që “rrobat e tua” të nënkuptohet si “veprat e tua”, të gjitha e pa përjashtim. Vepra është e pastër kur e kryen me sinqeritet, duke synuar të jesh i dobishëm me të, si edhe kur e kryen në formën më të plotë, duke e ruajtur nga çdo gjë që e prish saktësinë dhe pranueshmërinë e saj. Vepra është e pastër kur e ruan nga idhujtaria, hipokrizia, syfaqësia, vetëkënaqësia, mendjemadhësia, shpërfillja e çdo mangësi tjetër. Megjithatë, ajeti përfshin edhe pastrimin e rrobave nga ndyrësitë. Edhe kjo vepër konsiderohet si pastrim i veprave, sidomos kur bëhet fjalë për namazin. Madje, shumë dijetarë e kanë konsideruar pastrimin e rrobave nga ndyrësitë si kusht për saktësinë e namazit. Por, gjithsesi, edhe nëse kemi të bëjmë me një urdhër për të pastruar anën tonë të jashtme, duhet të dimë se pastrimi i jashtëm është plotësues i pastërtisë së brendshme.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Muddethir • Ajet 3 E ardhshme El-Muddethir • Ajet 5