Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Muddethir — Ajet 5 (Shqip) — Video

El-Muddethir • Ajet 5 nga 56 • Shqip


وَالرُّجْزَ فَاهْجُرْ 5
Përkthim:
Dhe largoju (veprave) të këqia! El-Muddethir 74:5
Tefsiri:

Së keqes së ndyrë largoju! -

Këtu me fjalën “er-ruxhz”“e keqe e ndyrë”, mund të jenë pasur për qëllim putat dhe idhujt, që janë adhuruar përveç Allahut. Pra, Allahu i Madhëruar e urdhëron që të largohet prej tyre; të distancohet nga çdo mashtrim dhe trillim i njerëzve rreth “bëmave” të këtyre idhujve. Por ka mundësi që me fjalën “er-ruxhz” të jenë pasur për qëllim të gjitha llojet e veprave dhe fjalëve të këqija. Kështu, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin (a.s.) që të largohet dhe të ruhet nga gjynahet, të vogla a të mëdha qofshin, të dukshme a të fshehta, duke filluar nga idhujtaria e gjithçka poshtë saj.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Muddethir • Ajet 4 E ardhshme El-Muddethir • Ajet 6