Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kijama — Ajet 30 (Shqip) — Video

El-Kijama • Ajet 30 nga 40 • Shqip


إِلَىٰ رَبِّكَ يَوْمَئِذٍ الْمَسَاقُ 30
Përkthim:
atë ditë do të sillet të Zoti yt: El-Kijama 75:30
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Kijama 75:28
Kur ai të bindet se i ka ardhur çasti i ndarjes, ndërkohë që kërcinjtë do t’i bashkohen me njëri-tjetrin, atë ditë, atij i fillon rruga për te Zoti yt. -

Gjendja vështirësohet shumë, sepse po nxirret shpirti jashtë trupit, që ishte mësuar brenda tij. Ai nxirret jashtë, për t’u kthyer tek Zoti dhe për t’u shpërblyer për veprat e kryera dhe për të pranuar gjithçka që ka bërë. Ky kujtim për këtë moment të vështirë i nënshtron shpirtrat që të ndjekin rrugën e shpëtimit të tyre dhe t’i largohen rrugëve të shkatërrimit. Megjithatë, kryeneçët mendjemëdhenj, tek të cilët nuk ndikojnë aspak shenjat dhe ajetet e Zotit, vazhdojnë me tejkalimin e kufijve, me gjynahe e poshtërsi.
Shko te videoja e plotë e sures