Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kijama — Ajet 31 (Shqip) — Video

El-Kijama • Ajet 31 nga 40 • Shqip


فَلَا صَدَّقَ وَلَا صَلَّىٰ 31
Përkthim:
“Ai nuk ka besuar dhe nuk është lutur (falë namaz), El-Kijama 75:31
Tefsiri:

Por ai

(mosbesimtari)

nuk beson dhe as nuk fal namaz, por vetëm mohon dhe kthen shpinën, e pastaj shkon te familja e vet, gjithë fodullëk! -

Ata nuk besojnë Allahun, melekët, shpalljet, profetët, Ditën e Gjykimit dhe caktimin e Tij për mirë dhe për keq. Gjithashtu, ata nuk falin namazin, por e konsiderojnë gënjeshtër gjithçka që duhej të besohej dhe u kthejnë shpinën urdhrave e ndalesave të Zotit. Kjo kategori njerëzish nuk kanë drojë nga Zoti i tyre. Ata kthehen në familje të pashqetësuar nga ajo që i pret, siç është qëndrimi para Zotit dhe llogaria e vështirë. Por Allahu i Madhëruar i kërcënon:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kijama • Ajet 30 E ardhshme El-Kijama • Ajet 32