Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Insan — Ajet 12 (Shqip) — Video

El-Insan • Ajet 12 nga 31 • Shqip


وَجَزَاهُمْ بِمَا صَبَرُوا جَنَّةً وَحَرِيرًا 12
Përkthim:
dhe, për durimin e tyre (në të drejtë), Ai i shpërblen ata me xhennet dhe (petka) të mëndafshta: El-Insan 76:12
Tefsiri:

Për shkak se ata bëjnë durim, Ai i shpërblen me Xhenet dhe me veshje mëndafshi. -

Ata tregohen të duruar në bindjen ndaj Zotit, duke kryer urdhrat e Tij aq sa kanë mundësi; tregohen të duruar kundrejt gjynaheve, duke i lënë ato dhe duke u larguar prej tyre, si edhe të duruar me kaderin e Zotit, duke mos u zemëruar dhe mos shprehur mospajtim me caktimin e Tij, por duke e pranuar atë me nënshtrim dhe dorëzim të plotë. Për këtë durim, Allahu i Madhëruar i shpërblen ata me Xhenet të mbushur plot mirësi dhe të ruajtur nga çdo gjë e keqe dhe dëmtuese. Ai i shpërblen ata edhe me veshje mëndafshi, sikurse thotë në një ajet tjetër: “Allahu i vendos në Xhenete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ata që besuan dhe bënë vepra të mira. Aty do të stolisen me byzylykë të artë e me margaritarë dhe veshjet e tyre do të jenë të mëndafshta.” [Haxh 23]. Allahu i Madhëruar e përmend në mënyrë të veçantë mëndafshin, sepse ai është diçka e dukshme, që tregon për gjendjen e mirë të njeriut që e ka veshur.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Insan • Ajet 11 E ardhshme El-Insan • Ajet 13