Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Insan — Ajet 13 (Shqip) — Video

El-Insan • Ajet 13 nga 31 • Shqip


مُتَّكِئِينَ فِيهَا عَلَى الْأَرَائِكِ ۖ لَا يَرَوْنَ فِيهَا شَمْسًا وَلَا زَمْهَرِيرًا 13
Përkthim:
(ata) të mbështetur në kanape, nuk do ta ndjejnë as vapën (e Diellit) dhe as të ftohtit (e dimërit), El-Insan 76:13
Tefsiri:

Ata do jenë atje, të mbështetur në kolltukë dhe nuk të do ndiejnë as të nxehtë e as të ftohtë. –

Ata do jenë të mbështetur mirë, ashtu sikurse ulesh kur dëshiron të rehatohesh dhe kënaqesh. Ata do të qëndrojnë në “el erâik”, domethënë, në disa shtretër me mbulesa të zbukuruara. Atje nuk kanë për të ndier kurrë më vapë apo ftohtë, sepse klima në Xhenet nuk do të jetë as e nxehtë dhe as e ftohtë, por e butë dhe mesatare. Trupi kënaqet dhe rehatohet në këtë lloj klime të mrekullueshme.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Insan • Ajet 12 E ardhshme El-Insan • Ajet 14