Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Murselat — Ajet 26 (Shqip) — Video

El-Murselat • Ajet 26 nga 50 • Shqip


أَحْيَاءً وَأَمْوَاتًا 26
Përkthim:
të të gjallëve dhe të të vdekurëve El-Murselat 77:26
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Murselat 77:25

A nuk e bëmë Ne tokën që të mbajë në gjirin e vet të gjallë dhe të vdekur?! –

Kuptimi: A nuk kemi bërë mirësi të madhe për ju kur e nënshtruam tokën dhe e bëmë të tillë që ju të përfitoni prej saj?! Gjatë jetës, ju ndërtoni shtëpitë mbi të, ndërsa pas vdekjes, ajo ju shërben për varrin tuaj. Sikurse shtëpitë mbi tokë janë mirësi nga Allahu i Madhëruar për robërit e Tij, po ashtu janë edhe varret nën tokë. Varri është mëshirë për njeriun, sepse ai mbulon dhe ruan kufomën që të mos bjerë pre e egërsirave dhe të përdhoset prej tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Murselat • Ajet 25 E ardhshme El-Murselat • Ajet 27