Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Murselat — Ajet 27 (Shqip) — Video

El-Murselat • Ajet 27 nga 50 • Shqip


وَجَعَلْنَا فِيهَا رَوَاسِيَ شَامِخَاتٍ وَأَسْقَيْنَاكُمْ مَاءً فُرَاتًا 27
Përkthim:
dhe në të kemi vendosur male të larta, dhe a nuk ju dhamë Ne juve të pini ujë të ëmbël (të pijes)? – El-Murselat 77:27
Tefsiri:

A nuk kemi vënë në të male të forta e të larta?! -

Allahu i Madhëruar i vendosi malet në tokë, me qëllim që ajo të jetë e qëndrueshme. Që toka të mos lëvizë bashkë me banorët e saj, i Madhëruari e forcoi atë me male të forta, të larta dhe të gjëra.

A nuk ju kemi dhënë ujin, që jua shuan etjen?! –

Ju kemi dhënë ujë të ëmbël, të pijshëm e të këndshëm, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “A e shihni ujin që pini? Vallë, ju e lëshoni atë prej reve, apo jemi Ne që e lëshojmë? Nëse dëshirojmë, Ne e bëjmë atë të kripur. A nuk falënderoni?!” [Uakia 68 – 70].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Murselat • Ajet 26 E ardhshme El-Murselat • Ajet 28