Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nebe — Ajet 36 (Shqip) — Video

En-Nebe • Ajet 36 nga 40 • Shqip


جَزَاءً مِنْ رَبِّكَ عَطَاءً حِسَابًا 36
Përkthim:
(ky është) shpërblimi i Zotit tënd, i dhënë sipas llogarisë (së veprave të tyre), En-Nebe 78:36
Tefsiri:

Shumë shpërblime e dhurata të dhëna nga Zoti... -

Këto mirësi janë dhuratë e të Madhëruarit Bujar, por edhe si shpërblim për mundin dhe veprat e tyre të mira që kanë bërë në këtë jetë. Bujaria e të Madhëruarit është shumë herë më e madhe sesa ne mund të mendojmë dhe të shpresojmë. Ai shpërblen shumë edhe për veprat e vogla, të cilat i shton me bujarinë e Tij. Madje, edhe ato vepra të mira që kryejnë të devotshmit janë prej mirësisë së Dhuruesit të mirësive. Është Ai që u jep sukses për të bërë vepra të mira, me urtësinë e Tij, dhe është po Ai që ua pranon veprat e mangëta dhe i shpërblen shumë më shumë sesa mund ta mendojnë. I lavdëruar qoftë Ai, që për këto vepra të pakta dhe të mangëta, vendosi si çmim Xhenetin dhe mirësitë e përjetshme në të.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nebe • Ajet 35 E ardhshme En-Nebe • Ajet 37