Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nebe — Ajet 37 (Shqip) — Video

En-Nebe • Ajet 37 nga 40 • Shqip


رَبِّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا الرَّحْمَٰنِ ۖ لَا يَمْلِكُونَ مِنْهُ خِطَابًا 37
Përkthim:
Zotit të qiejve dhe të Tokës, dhe çka gjendet në mes tyre, Mëshiruesi, të cilit askush nuk do të mund t’i bëzejë (flas), En-Nebe 78:37
Tefsiri:

Zoti i qiejve e i tokës dhe ç’ka ndërmjet tyre. Ai është i Gjithëmëshirshmi,... –

Kuptimi: Ai që ua dhuroi këto mirësi është Allahu, i vetmi i Adhuruar në qiell dhe në tokë. Ai është i Gjithëmëshirshmi, Zoti i qiejve dhe i tokës. Është Ai që ka krijuar gjithçka, rregullon çështjet në qiell dhe në tokë dhe përkujdeset për krijesat. Mëshira e Tij ka përfshirë çdo gjë, por për besimtarët është një mëshirë e veçantë. Është Ai që kujdeset për ta me mëshirën e Tij të veçantë, duke i udhëzuar tek e mira dhe duke i ruajtur nga e keqja. Nëpërmjet mëshirës dhe suksesit të dhënë prej Tij, ata kanë arritur deri këtu. Pastaj i Lartësuari flet për pushtetin dhe sundimin e Tij të madh në Ditën e Gjykimit:

...të Cilit askush nuk mund t’i bëjë vërejtje. -

Atë ditë, asnjë krijesë nuk nxjerr zë dhe nuk flet pa iu dhënë leje. Askush nuk mund të kundërshtojë të Madhëruarin, madje nuk mundet as të flasë, qoftë edhe një fjalë, pa lejen e Tij. Ajo është vërtet një ditë shumë e madhe dhe e vështirë. E si mund të flasin ata, kur rreth e rrotull tyre do të qëndrojnë melekët madhështorë të të Madhëruarit?! Thotë i Lartësuari:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nebe • Ajet 36 E ardhshme En-Nebe • Ajet 38