A ta kanë rrëfyer historinë e Musait, kur Zoti i tij e thirri në luginën e bekuar Tuva? –
Nga kjo pyetje kuptojmë se një ngjarje e madhe ka ndodhur në të shkuarën, nga e cila duhet të nxjerrim mësime. Ajo është ngjarja e Musait, kur Allahu i Lartësuar e thirri atë që prej luginës Tuva. Ky është vendi ku Allahu i Lartësuar i foli Musait dhe ku e zgjodhi atë për profetësinë, për të kryer misionin e Zotit të tij. Në luginën Tuva, Musai (a.s.) mori urdhrat nga Allahu i Lartësuar.