Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Naziat — Ajet 16 (Shqip) — Video

En-Naziat • Ajet 16 nga 46 • Shqip


إِذْ نَادَاهُ رَبُّهُ بِالْوَادِ الْمُقَدَّسِ طُوًى 16
Përkthim:
kur Zoti i tij e ka thirrë atë në luginën e shenjtë të Tuvasë: En-Naziat 79:16
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i En-Naziat 79:15
Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij të dashur dhe të zgjedhur, Muhamedit (a.s.):

A ta kanë rrëfyer historinë e Musait, kur Zoti i tij e thirri në luginën e bekuar Tuva? –

Nga kjo pyetje kuptojmë se një ngjarje e madhe ka ndodhur në të shkuarën, nga e cila duhet të nxjerrim mësime. Ajo është ngjarja e Musait, kur Allahu i Lartësuar e thirri atë që prej luginës Tuva. Ky është vendi ku Allahu i Lartësuar i foli Musait dhe ku e zgjodhi atë për profetësinë, për të kryer misionin e Zotit të tij. Në luginën Tuva, Musai (a.s.) mori urdhrat nga Allahu i Lartësuar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Naziat • Ajet 15 E ardhshme En-Naziat • Ajet 17