Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Naziat — Ajet 19 (Shqip) — Video

En-Naziat • Ajet 19 nga 46 • Shqip


وَأَهْدِيَكَ إِلَىٰ رَبِّكَ فَتَخْشَىٰ 19
Përkthim:
dhe të udhëzoj te Zoti yt, që t’i druhesh (për të mos bërë të këqia)? En-Naziat 79:19
Tefsiri:

“Unë do të të udhëzoj për te Zoti yt, që t’ia kesh frikën!” -

Unë të rrëfej rrugën që të çon drejt Zotit, rrugën e pastrimit të shpirtit dhe të adhurimit të Zotit. Unë të tregoj se çfarë e kënaq dhe çfarë e zemëron Zotin e Plotpushtetshëm. Unë të ndihmoj që t’i të gjesh rrugën e drejtë dhe ta kuptosh atë. Nëse e kupton të vërtetën dhe punon me sinqeritet për të kënaqur Krijuesin, në zemrën tënde do të lindë ndjenja e mrekullueshme e frikërespektit ndaj Tij. Çdokush që e njeh mirë rrugën e drejtë, pajiset me frikërespekt për të Madhëruarin dhe qëndron brenda kufijve të Tij. Megjithatë, edhe pse u ftua me stil të butë dhe dashamirës, Faraoni refuzoi t’i përgjigjet ftesës. Atëherë, Musai (a.s.) i shfaqi atij disa shenja të mëdha:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Naziat • Ajet 18 E ardhshme En-Naziat • Ajet 20