Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Naziat — Ajet 20 (Shqip) — Video

En-Naziat • Ajet 20 nga 46 • Shqip


فَأَرَاهُ الْآيَةَ الْكُبْرَىٰ 20
Përkthim:
Dhe, ia tregoi (Musai-Faraonit) mrekullinë më të madhe, En-Naziat 79:20
Tefsiri:

Ai i tregoi mrekullinë më të madhe, por ai e përgënjeshtroi dhe nuk u bind. -

Allahu i Lartësuar e ndihmoi Musain (a.s.) me shumë mrekulli, siç ishte shkopi që u kthye në gjarpër, i cili gëlltiti të gjithë litarët e magjistarëve, që dukeshin si gjarpërinj. Shenjë tjetër ishte dora e Musait (a.s.), e cila, kur ai e fuste në gjoksin e tij, ajo dilte e bardhë dhe e ndritshme. Por, me gjithë këto shenja, Faraoni mohoi dhe e konsideroi të vërtetën e Allahut të Lartësuar si gënjeshtër. Ai refuzoi t’u bindej urdhrave të Zotit, të përcjella nga Profeti Musa (a.s.). Madje, padrejtësia dhe arroganca e tij nuk ndaloi këtu.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Naziat • Ajet 19 E ardhshme En-Naziat • Ajet 21