Sikur Perëndia të dijë ndonjë të mirë të tyre, Ai do t’u jepte të dëgjuarit; por, edhe sikur ta kenë, ata do të shmangen dhe do të largohen nga besimi. El-Enfal 8:23 ⧉
Tefsiri:
Nëse Allahu do të kishte parë tek ata ndonjë të mirë, do t’i kishte bërë , vërtet të dëgjonin. Por edhe sikur t’i bënte të dëgjonin, ata do të sprapseshin dhe do të kundërshtonin. -Edhe sikur të dëgjonin, ata përsëri nuk do të bindeshin, por do të kundërshtonin, madje as nuk do t’ia hidhin sytë të vërtetës. Kjo tregon që Allahu i Madhëruar privon nga e mira e besimit veç ata tek të cilët nuk ka asnjë shenjë mirësie e që nuk e meritojnë aspak këtë dhuratë. Allahu është absolutisht i Urtë në këtë përzgjedhje dhe vetëm Atij i takon lavdia dhe mirënjohja për gjithçka.