Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enfal — Ajet 24 (Shqip) — Video

El-Enfal • Ajet 24 nga 75 • Shqip


يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اسْتَجِيبُوا لِلَّهِ وَلِلرَّسُولِ إِذَا دَعَاكُمْ لِمَا يُحْيِيكُمْ ۖ وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ يَحُولُ بَيْنَ الْمَرْءِ وَقَلْبِهِ وَأَنَّهُ إِلَيْهِ تُحْشَرُونَ 24
Përkthim:
O besimtarë! Përgjigjuni Perëndisë dhe Pejgmberit kur t’ju thërrasë, meqë ju ngjallë juve; dhe ta dini se Perëndia ndërhyn në mes njeriut dhe zemrës së tij, dhe se tek Ai do të ktheheni. El-Enfal 8:24
Tefsiri:
Allahu i Madhëruar i urdhëron robërit e Tij besimtarë për diçka që ua dikton edhe imani: t’i përgjigjen me bindje dhe nënshtrim Allahut dhe të Dërguarit të Tij, për zbatimin e urdhrave të Tij dhe për të ftuar edhe të tjerët në këtë rrugë.

O ju që keni besuar! Përgjigjjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, kur Ai ju fton tek ajo që ju jep jetë... -

Kjo vlen për çdo porosi që jep Allahu dhe Profeti i Tij, sepse kështu kuptojmë dobinë dhe urtësinë e ligjeve të Tij. Nuk ka dyshim se jeta e zemrës është e lidhur ngushtë me adhurimin e Zotit dhe bindjen e vazhdueshme ndaj Tij dhe Profetit të Tij. Pastaj i Madhëruari na paralajmëron që të jemi të kujdesshëm dhe të mos i kthejmë shpinën ftesës së Tij dhe Profetit të Tij:

...dhe dijeni se Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij,.... -

Kini kujdes dhe mos e refuzoni ftesën e Zotit kur ajo ju bëhet për herë të parë, dhe kështu të meritoni që të privoheni prej saj atëherë kur ta dëshironi më pas. Nëse nuk e pranoni ftesën e Zotit për besim, atëherë zemrat tuaja do të prishen dhe do të bëhen kundërshtuese. Mos harroni se Allahu, Zoti juaj, ndërhyn mes jush dhe zemrave tuaja. Ai i rrotullon dhe i ndryshon ato ashtu siç dëshiron, me urtësinë e Vet. Me nxitimin tuaj për të refuzuar ftesën e Zotit, mos u bëni shkak që Ai të ndërhyjë mes jush dhe zemrave tuaja, e kështu të mos i kontrolloni më ato. Kjo është arsyeja që besimtari duhet ta bëjë sa më shpesh këtë lutje: “Ja Muķal-libel kulûb, theb-bit ķalbi alâ dinik! Ja Musar-riifel ķulûb, sar-rif ķulûbena ilâ tâ’atik!”Domethënë: “O Rrotullues i zemrave, forcoje zemrën time në fenë Tënde! O Ndryshues i zemrave, udhëzoje zemrën time në bindjen ndaj Teje!”

...dhe se është Ai tek i cili ju do të tuboheni

(të gjithë). - Para Allahut do të grumbulloheni të gjithë një ditë, e për këtë nuk ka asnjë dyshim. Atë ditë, bamirësit do të shpërblehen me bujari, ndërsa punëkëqijtë do të marrin me drejtësi atë që meritojnë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enfal • Ajet 23 E ardhshme El-Enfal • Ajet 25