Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enfal — Ajet 43 (Shqip) — Video

El-Enfal • Ajet 43 nga 75 • Shqip


إِذْ يُرِيكَهُمُ اللَّهُ فِي مَنَامِكَ قَلِيلًا ۖ وَلَوْ أَرَاكَهُمْ كَثِيرًا لَفَشِلْتُمْ وَلَتَنَازَعْتُمْ فِي الْأَمْرِ وَلَٰكِنَّ اللَّهَ سَلَّمَ ۗ إِنَّهُ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِ 43
Përkthim:
(Kujtoje) kur Perëndia në ëndërr të tregoi se ata (armiqët) janë pak, e sikur të tregonte që ata janë shumë, ju do të frikësoheshit dhe do të grindeshit për këtë çështje, por Perëndia ju shpëtoi. Ai di se çka keni në zemrat tuaja. El-Enfal 8:43
Tefsiri:

Allahu të tregoi në ëndërr se ata ishin pak. -

Allahu i Madhëruar ia paraqiti idhujtarët në ëndërr Profetit të Tij sikur qenë të pakët në numër. Profeti (a.s)i përgëzoi për këtë sahabët, zemrat e të cilëve u qetësuan. Nëse do të ndodhte ndryshe:Sikur të të kishte treguar se ishin shumë, ju do ta kishit humbur guximin e do të ishit grindur për vendimin tuaj. Por Allahu ju shpëtoi. -

Ju do të përçaheshit, sepse disa do ta dëshironin luftën e disa të tjerë jo, e kështu do të dështonit. Por ishte Allahu i Madhërishëm që, me butësinë, mëshirën dhe përkujdesin e Tij, ju shpëtoi nga përçarja dhe dështimi.

Ai i Di mirë çfarë fshehin zemrat. -

Në zemër fshihen trimëria e guximi, por edhe frika dhe hezitimi, fshihet sinqeriteti, por edhe hipokrizia. Allahu i Madhërishëm është Ai që vështron dhe di gjithçka që fsheh zemra. Allahu i Madhëruar vështroi në zemrat e besimtarëve diçka, që u bë shkak që Ai t’i mëshironte dhe t’i trajtonte me butësinë dhe bamirësinë e Tij të gjerë e të paanë. Ai e bëri realitet ëndrrën e të Dërguarit të Tij të sinqertë, duke bërë që në sytë e besimtarëve, armiqtë të dukeshin pak:
Shko te videoja e plotë e sures