Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enfal — Ajet 42 (Shqip) — Video

El-Enfal • Ajet 42 nga 75 • Shqip


إِذْ أَنْتُمْ بِالْعُدْوَةِ الدُّنْيَا وَهُمْ بِالْعُدْوَةِ الْقُصْوَىٰ وَالرَّكْبُ أَسْفَلَ مِنْكُمْ ۚ وَلَوْ تَوَاعَدْتُمْ لَاخْتَلَفْتُمْ فِي الْمِيعَادِ ۙ وَلَٰكِنْ لِيَقْضِيَ اللَّهُ أَمْرًا كَانَ مَفْعُولًا لِيَهْلِكَ مَنْ هَلَكَ عَنْ بَيِّنَةٍ وَيَحْيَىٰ مَنْ حَيَّ عَنْ بَيِّنَةٍ ۗ وَإِنَّ اللَّهَ لَسَمِيعٌ عَلِيمٌ 42
Përkthim:
(Kujtoje) kur ju ishit në luginën e afërme, e ata në luginën e largët, ndërsa karavani përfundi jush. E, sikur t’i kishit premtuar njëri-tjetrit, nuk do t’ishit pajtuar për kohën e konfliktit, por Perëndia e plotësojë atë ngjarje që ish e caktuar: për t’u shkatërruar ai që është i padrejtë, - me dokumente të qarta, e të jetojë ai që është i drejtë – me dokumente të qarta. Se, Perëndia, me të vërtetë, dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë. El-Enfal 8:42
Tefsiri:

Ju ishit në anën më të afërt të luginës, ndërsa ata në anën më të largët të saj,... -

Kuptimi: Ju kishit dalë përballë njëri-tjetrit në një luginë. Ata ishin pozicionuar diku larg Medinës, ndërsa ju në një vend afër Medinës.

...ndërsa karvani ishte më poshtë jush. -

Karvani për të cilin dolët ishte në krahun e bregdetit. Por Allahu kërkonte diçka tjetër për ju.

Edhe sikur ta kishit planifikuar me njëri-tjetrin atë takim, nuk do të kishte qenë aq i përcaktuar mirë. -

Edhe sikur ta kishit bërë me fjalë me armikun për t’u takuar në këtë mënyrë, nuk do t’ia arrinit. Ishte Allahu i Madhëruar Ai që, me diturinë dhe urtësinë e Tij, kishte përcaktuar gjithçka:

Por ishte Allahu Ai që e kishte përcaktuar të ndodhte, dhe ashtu ndodhi,... -

Allahu ju vuri përballë në këtë mënyrë, për të realizuar diçka të parapërcaktuar që më parë. Do të ndodhte pikërisht ashtu sikurse e kishte përcaktuar Zoti i Madhëruar, në mënyrë që:

...me qëllim që jobesimtarët të mund ta dinin se kanë mohuar pasi e vërteta iu bë e qartë... -

Ky do të ishte argument i qartë për çdo kokëfortë dhe arrogant. Pas kësaj ngjarjeje, ata që do të zgjidhnin rrugën e humbjes, do ta bënin këtë me vetëdije të plotë. Ata do të jetonin, do të luftonin dhe do të vdisnin për kauzën e zgjedhur me vetëdije të plotë, të bindur për kotësinë dhe pavërtetësinë e saj. Kështu, ata nuk do të kishin më justifikim përpara Allahut të Madhëruar.

...ndërsa besimtarët të mund të vazhdonin të besojnë pasi e vërteta u bë e qartë. -

Besimtarëve do t’u shtohej qartësia dhe siguria në të vërtetën, për të cilën luftonin. Me gjithë ato argumente dhe mrekulli te dukshme që shfaqi atë ditë, Allahu u shtoi imanin besimtarëve të mençur, por edhe zhvleftësoi çdo justifikim të mohuesve të së vërtetës. Ajo ngjarje shërben gjithmonë si kujtim për të diturit dhe të urtët.

Allahu Dëgjon dhe Di gjithçka. -

Allahu është El Semiu - Ai që i dëgjon të gjitha zërat, me shumëllojshmërinë e gjuhëve, nevojave dhe kërkesave. Allahu është gjithashtu El Alimu - i Gjithëdituri, i Cili di çdo gjë që duket dhe çdo gjë që fshihet. Asgjë nuk mund t’i fshihet diturisë absolute dhe gjithëpërfshirëse të Allahut.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enfal • Ajet 41 E ardhshme El-Enfal • Ajet 43