Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enfal — Ajet 45 (Shqip) — Video

El-Enfal • Ajet 45 nga 75 • Shqip


يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا لَقِيتُمْ فِئَةً فَاثْبُتُوا وَاذْكُرُوا اللَّهَ كَثِيرًا لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ 45
Përkthim:
O besimtarë, kur të ndesheni me ndonjë çetë (të armikut), bëhuni këmbëngulës dhe përmendi shumë Perëndinë, për të qenë të shpëtuar, El-Enfal 8:45
Tefsiri:

O ju që keni besuar! Kur të ndesheni me ndonjë forcë, qëndroni fort dhe përmendeni shumë

(dhe shpesh)

Allahun, që ta arrini fitoren e dëshiruar! -

Allahu i Madhëruar i porosit besimtarët e Tij të dashur që, kur të ndeshen me ushtrinë e jobesimtarëve, të bëhen të qëndrueshëm dhe të pathyeshëm në luftë. Ata duhet të tregojnë durim në përmbushjen e kësaj detyre dhe adhurimi të madh, siç është xhihadi në rrugën e Zotit. Për të qenë të durueshëm, i Madhëruari i porosit besimtarët që të ndihmojnë dhe forcojnë veten përmes një arme dhe faktori tejet të rëndësishëm: duke e përmendur shpesh Atë. Vetëm me durim, qëndrueshmëri dhe përkujtim të shpeshtë të Allahut mund fitojnë kundër armikut. Këta janë ndër faktorët më vendimtarë për arritjen e fitores. Veç tyre dhe para së gjithash, i Madhëruari porosit:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enfal • Ajet 44 E ardhshme El-Enfal • Ajet 46