Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enfal — Ajet 46 (Shqip) — Video

El-Enfal • Ajet 46 nga 75 • Shqip


وَأَطِيعُوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَلَا تَنَازَعُوا فَتَفْشَلُوا وَتَذْهَبَ رِيحُكُمْ ۖ وَاصْبِرُوا ۚ إِنَّ اللَّهَ مَعَ الصَّابِرِينَ 46
Përkthim:
dhe përuljuni Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij, dhe mos u grindni në mes vete, se do të demoralizoheni e do t’ju lë fuqia; dhe bëhuni të durueshëm, se, Perëndia, me të vërtetë, është me të durueshmit. El-Enfal 8:46
Tefsiri:

Bindjuni Allahut e të Dërguarit të Tij, ... -

Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij në gjithçka që ata urdhërojnë! Kështu vazhdoni të jeni: të bindur dhe të nënshtruar ndaj porosive të tyre!

...e mos u grindni ndërmjet jush, sepse kështu do të dobësoheshit e do t’ju linte fuqia! -

Mos u grindni dhe mos u përçani, duke mbushur zemrat me urrejtje dhe armiqësi ndaj njëri-tjetrit! Nëse nuk e zbatoni këtë porosi, atëherë ju pret një përfundim i hidhur dhe i dëshpëruar: ju do të humbni guximin dhe trimërinë në luftë, do të dobësoheni dhe do t’ju zbehet vullneti. Fuqia që keni do të shpërndahet dhe nuk do t’ia arrini qëllimit. Gjithashtu, nëse nuk tregoheni të bindur dhe të bashkuar, fitoren që ju premton Zoti do ta shihni larg. Kujtojeni vazhdimisht se fitorja ndaj armikut ka vetëm një rrugë:

Bëhuni durimtarë sepse Allahu është me durimtarët! -

Bëhuni të durueshëm në bindjen ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij! Nëse e bëni këtë, ta dini se Ai do t’ju ndihmojë dhe do t’ju japë fitoren. Detyra juaj e vetme është të nënshtroheni ndaj Zotit tuaj, me frikërespekt e madhërim vetëm për Të.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enfal • Ajet 45 E ardhshme El-Enfal • Ajet 47