Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enfal — Ajet 71 (Shqip) — Video

El-Enfal • Ajet 71 nga 75 • Shqip


وَإِنْ يُرِيدُوا خِيَانَتَكَ فَقَدْ خَانُوا اللَّهَ مِنْ قَبْلُ فَأَمْكَنَ مِنْهُمْ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ 71
Përkthim:
E, nëse ata duan të të tradhëtojnë ty, e ata – qysh më parë kanë tradhëtuar Perëndinë, dhe prandaj, Ai ty ta mundësoi fitoren ndaj tyre. Perëndia është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm. El-Enfal 8:71
Tefsiri:

E nëse ata duan të të tradhtojnë ty

(o Muhammed)

, dije se në të vërtetë kanë tradhtuar Allahun, por Ai ka ngadhënjyer gjithmonë mbi ta. -

Nëse ata synojnë të të luftojnë, duke shkelur paktin e lidhur me ty, atëherë le të kujtojnë se çfarë përfundimi kanë pasur kur kanë thyer paktet me Allahun e Lartësuar, që thotë: “...Ai ka ngadhënjyer gjithmonë mbi ta.”! Të kenë kujdes dhe të mos guxojnë të tradhtojnë marrëveshjet me ty! Të mos harrojnë se Allahu i Lartësuar është i Plotfuqishëm mbi ta! Ata janë tërësisht në dorë të Allahut dhe kurrë nuk mund të dalin jashtë kontrollit të Tij. Le të kujtojnë gjithashtu, se:

Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë. -

Allahu është i ditur për gjithçka. Asgjë nuk mund të dalë jashtë diturisë së Tij absolute. Allahu është, gjithashtu, El Hakim - i Urtë, që do të thotë se Ai vendos çdo gjë në vendin që i takon dhe i jep gjykimin që meriton. Prej diturisë dhe urtësisë së Tij janë dhe këto ligje e dispozita të mrekullueshme, që ka vendosur për ju. Tregues i diturisë dhe urtësisë së Allahut është dhe fakti se Ai është mëse i mjaftueshëm për ju, që t’ju ruajë nga e liga apo padrejtësia e njerëzve, prej të cilëve mund të ketë edhe nga ata që duan t’ju mashtrojnë. Allahu është i Gjithëdituri dhe i Urti, Ai që përkujdeset për ju edhe në këtë çështje, ashtu siç bën për të gjitha çështjet tuaja.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enfal • Ajet 70 E ardhshme El-Enfal • Ajet 72