Ndërsa ata që besuan, por ende nuk kanë mërguar, ju nuk e keni detyrë t’i mbështesni e t’i ndihmoni, derisa edhe ata të mërgojnë. -
Kjo kategori muslimanësh e privoi veten nga aleanca dhe mbështetja juaj, sepse ata u ndanë prej jush atëherë kur ju kishit më shumë nevojë. Megjithatë:Nëse ata kërkojnë ndihmën tuaj për çështjen e fesë, atëherë është detyra juaj t’i ndihmoni,... -
Nëse ata sulmohen në fenë e tyre dhe ju kërkojnë ndihmë, atëherë e keni detyrë që t’i ndihmoni dhe të luftoni në mbështetje të tyre. Por nëse i luftojnë për çështje të tjera, jo fetare, nuk e keni detyrë që t’i ndihmoni. Megjithatë, në vijim, Allahu i Madhëruar, përjashton nga ky gjykim një grup mohuesish. Ai thotë:...përveçse kundër një populli me të cilin keni marrëveshje të ndërsjelltë. -
Nëse këta besimtarë që nuk kanë emigruar janë në luftë me ndonjë popull, me të cilët ju keni marrëveshje për armëpushim dhe paqe, atëherë ju nuk duhet t'u dilni në krah atyre, sepse kjo do të ishte shkelje e paktit tuaj me atë popull. Pastaj i Madhëruari thotë:Allahu sheh gjithçka që bëni ju. -
Allahu e di më mirë gjendjen dhe çdo nevojë tuajën, prandaj vendos ligje të dobishme dhe të përshtatshme për ju.