Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Tekvir — Ajet 19 (Shqip) — Video

Et-Tekvir • Ajet 19 nga 29 • Shqip


إِنَّهُ لَقَوْلُ رَسُولٍ كَرِيمٍ 19
Përkthim:
Me të vërtetë, Kur’ani është fjala e të Dërguarit fisnik (Xhebrailit), Et-Tekvir 81:19
Tefsiri:

S’ka dyshim se ai

(Kur'ani)

është fjalë e

(sjellë përmes)

të Dërguarit fisnik. -

Kur'ani është një libër shumë i rëndësishëm, i zbritur nga i Gjithëmëshirshmi, nëpërmjet një meleku shumë madhështor, Xhibrilit (a.s.). Ai është një libër i ruajtur, të cilit Shejtani i mallkuar as mund t’i afrohet, siç thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Pa dyshim, ky (Kur'ani) është shpallje e Zotit të Botëve. Atë e solli Shpirti Besnik (Xhibrili) në zemrën tënde (o Muhamed), për t’u bërë paralajmërues (i gjithë botës), (Ai e solli) me një me gjuhë të kulluar arabe.” [Shuara 192 – 195].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Tekvir • Ajet 18 E ardhshme Et-Tekvir • Ajet 20