Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Tekvir — Ajet 20 (Shqip) — Video

Et-Tekvir • Ajet 20 nga 29 • Shqip


ذِي قُوَّةٍ عِنْدَ ذِي الْعَرْشِ مَكِينٍ 20
Përkthim:
të fuqishëm, të çmuar nga Zoti i Arshit (Kozmosit) Et-Tekvir 81:20
Tefsiri:
Ai (Xhibrili)

është i fortë dhe me pozitë të lartë te Zoti i Arshit -

Allahu i Lartësuar e përshkruan Xhibrilin (a.s.) me cilësi të larta, si “emîn” - besnik, “kerîm” - i nderuar, “dhî ķuuetin” - i fortë, që zbaton me përpikmëri çdo urdhër të të Plotpushtetshmit. Prej fuqisë së tij të madhe mund të përmendim që ai përmbysi qytetin e popullit të Lutit, duke i shkatërruar plotësisht ata. Xhibrili (a.s.) ka pozitën më të lartë pranë Allahut të Lartësuar. Pa dyshim, ai është meleku më i mirë dhe më i nderuar pranë të Plotpushtetshmit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Tekvir • Ajet 19 E ardhshme Et-Tekvir • Ajet 21