Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Tekvir — Ajet 21 (Shqip) — Video

Et-Tekvir • Ajet 21 nga 29 • Shqip


مُطَاعٍ ثَمَّ أَمِينٍ 21
Përkthim:
të cilin e dëgjojnë (engjëjt) dhe është i besuar (i madh). Et-Tekvir 81:21
Tefsiri:
Ai (Xhibrili)

është i respektuar dhe besnik. -

Xhibrili është i respektuar mes melekëve dhe atij i dëgjohet urdhri. Ai ka nën komandë ushtri me melekë, madje edhe prej melekëve më të afruar të Zotit të Lartësuar. Ai është besnik, pra, zbatues i përpiktë i urdhrave të marra nga i Gjithëpushtetshmi. Ai nuk lë mangët dhe as nuk e tepron me zbatimin e urdhrave. Të gjitha këto tregojnë për rëndësinë dhe famën e lartë të Kur'anit. Për të sjellë këtë fjalë, Madhështori, Sunduesi i qiejve dhe i tokës dërgoi këtë melek gjigand. Pas të dërguarit-melek, Allahu i Lartësuar përmend edhe të dërguarin-njeri dhe gradën e tij të lartë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Tekvir • Ajet 20 E ardhshme Et-Tekvir • Ajet 22