Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Buruxh — Ajet 15 (Shqip) — Video

El-Buruxh • Ajet 15 nga 22 • Shqip


ذُو الْعَرْشِ الْمَجِيدُ 15
Përkthim:
Zot i Arshit (fronit) të Madhërueshëm, El-Buruxh 85:15
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Buruxh 85:14

Ai është Falësi i madh, i Dashuri. Ai është Sunduesi i Fronit të Madhëruar. -

Ai është Pronari dhe Sunduesi i Fronit të madh, i cili ka përfshirë qiejt, Tokën dhe Kursijin. Të gjitha këto të fundit, në krahasim me Fronin, janë si një unazë e hedhur në një shkretëtirë të madhe. Allahu i Lartësuar është Sunduesi dhe Pronari i gjithësisë, por e veçoi Fronin, duke e përshkruar me madhështinë e tij, për shkak se ai është krijimi më pranë Zotit të Lartësuar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Buruxh • Ajet 14 E ardhshme El-Buruxh • Ajet 16